Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të tarifave të rrymës nga 1 maji, në lartësinë prej 15 për qind.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ditë më parë deklaroi se shkaktari kryesor i kësaj rritjeje është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.