Në nderimin e figurës së tij morën pjesë shumë qytetarë dhe përfaqësues të komunës së Ferizajt. Me këtë rast, të pranishmit evokuan veprimtarinë heroike të Shaban Viqës, ku, mes tjerash, u tha se familja Viça ka dhënë një kontribut të madh për luftën e UÇK-së dhe që shtëpia e tyre ishte streha e parë e UÇK-së në këto anë.