Policia njofton se ka nisur hetim mbi vdekjen e një gruaje në Prishtinë.
Sipas Policisë, ajo është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë e më pas ka vdekur.
Trupi i saj është dërguar për obduksion.
“Një femër kosovare është dërguar QKUK për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë trajtimit mjekësor gjendja e viktimës është përkeqësuar dhe mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj”, thuhet në raportin e PK-së.
Bëhet e dtur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime