Sipas komunikatës së Kryeministrisë, Kurti ka shprehur vlerësimin për angazhimin e De Riut në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador në vendin tonë.

“Përgjatë bisedës, bashkë reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali”, thuhet në komunikatë.

Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës, dhe i uroi suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës.