By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!
Opinion

Deputetët veteranë, pasqyrë e shëmtuar e Parlamentit!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/12 at 7:17 PM
Kosova Times Published April 12, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Regjistrimet e deputetëve në Kuvend po e dëshmojnë kapjen e partive tona politike nga grupet e interesit! Po të mos ishte kështu nuk do të ndodhte që dikush për të shtatën apo të tetën herë, sa të tjerë për të pestën apo të gjashtën herë deputet, e shumë më pak deputet u regjistruan për herë te parë në Kuvend!

Veteranomania në Kuvend, pasqyrë e shëmtuar e parlamentarizmit në Kosovë

Si pasojë e kapjes së partive politike nga grupet e interesit, po ndodhë edhe degradimi i Kuvendit nga njëra legjislaturë në tjetrën.

Mungesa e rifreskimit të Kuvendit, po i bën ‘veteranët’ që ta ndjejnë vetën superior ndaj gjeneratave të reja në Kuvend!

Madje, deputetët veteranë të subjekteve shqiptare shtyhen më bërryla në Kuvend për ta dëshmuar se sa të ‘zotët’ janë ndaj njëri-tjetrit, por të njëjtën gjë nuk e kanë guximin ta bëjnë edhe ndaj deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës!

Ky është tregues i mjaftueshëm, se veteranët e Kuvendit bëhen skifterë kundër njëri-tjetrit, kurse pula të nuk ta ndaj deputetëve serbë.

Paradoksalisht, deputetët veteranë me jetëgjatësi mbi 20 vjeçare në Kuvendin e Kosovës, në vend që të turpërohen për uzurpimin e Parlamentit, mburren për vazhdimësinë e tyre në të gjitha legjislaturat, duke e kthyer Kuvendin në shtëpi të dytë të tyre, duke bërë jetë luksi me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës dhe mërgimtarëve, të cilët i kalojnë pushimet si qeragjinj duke paguar tatim për shtëpitë e pabanuara!

Për habi asnjë deputeti veteran të Kuvendit të Kosovës, për dy dekada e gjysmë rresht pas çlirimit të vendit nuk i ra ndërmend që ta inicioj një projekt-ligj që i liron mërgimtarët nga tatimi për shtëpitë e pabanuara!

Për habi, të gjitha subjektet politike pa dallim dhe të gjithë deputetët e të gjitha legjislaturave të deritanishme e harruan kontributin e mërgimtarëve të viteve të ’90-ta, të cilët me djersën e ballit e mbajtën shtetin paralel (arsimin shqip) në rrethanat e okupimit klasik dhe e financuan luftën çlirimtare në Kosovë!

Kurse, sot për habi dhe për ironi të faktit të njëjtët që dhanë më së shumti për lirinë e këtij vendi nuk e gëzojnë asnjë benificion nga shteti, kurse po përfitojnë zuzarët dhe uzurpatorët, mercenarët dhe tradhtarët!

Ku mbeti huaja e mërgimtarëve për shtetin e Kosovës?!

Ku janë sot kusarët politikë që u pasuruan me djersën e mërgimtarëve, duke ju premtuar se kur të bëhet shteti, ‘Bonat Fiskal’ do të ju kthehen në kundërvlerë?!

Mërgimtarët nuk duan të marrin asgjë nga shteti!

Por, të paktën ju deputet të legjislaturës së re mos i gjobitni mërgimtarët me tatim për shtëpitë që i shfrytëzojnë vetëm një muaj apo më pak gjatë një viti kalendarik!

Pa çkapjen e partive politike nga klanet dhe grupet e interesit, nga kontrabanduesit dhe mercenarët nuk do të çkapet Kuvendi nga veteranët dhe as shteti nga uzurpatorët!

You Might Also Like

Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal

Ukraina e ngrirë në Alaskë

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Basha: Moment reflektimi mbi idealet e tradhtuara të Dhjetorit të ’90-ës

Kosova Times Kosova Times December 8, 2024
Matveeva: Wagner mund të rekrutojë jashtë Rusisë – Ballkani Perëndimor është opsion
Organet e ndjekjes penale hetime ndaj deputetit sulmues
Mbi 46.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Si kanë ndikuar sanksionet e Perëndimit në eksportet ruse të grurit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?