Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu Gjatë pasdites pritet gradualisht vranësirat të tërhiqen.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.