By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dobruna u largua nga konferenca në Shqipëri: Kosova u prezantua me fusnotë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dobruna u largua nga konferenca në Shqipëri: Kosova u prezantua me fusnotë
Lajme

Dobruna u largua nga konferenca në Shqipëri: Kosova u prezantua me fusnotë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/14 at 9:13 PM
Kosova Times Published April 14, 2025
Share
SHARE

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agon Dobruna, ka njoftuar se është larguar nga një konferencë rajonale e nivelit të lartë që u mbajt në Tiranë, me arsyetimin se Kosova aty u prezantua me fusnotë.

 

Dobruna ka shkruar në Facebook se për shkak të fusnotës me referencën “Rezoluta 1244 e OKB-së”, u largua nga konferenca dhe s’e nënshkroi Deklaratën e Angazhimit, për forcim të bashkëpunimit rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve.

Dobruna ka shkruar se ishte thellësisht zhgënjyese mënyra si u trajtua Kosova, duke thënë se është e papranueshme për një shtet sovran që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese.

“Ngjarja kishte për qëllim nënshkrimin e Deklaratës së Angazhimit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjërë, për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe për të avancuar qasjen ndaj kujdesit dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse për fëmijët. Megjithatë, mënyra si u trajtua përfaqësimi i Kosovës ishte thellësisht zhgënjyese dhe e papranueshme për një shtet sovran, që kontribuon në mënyrë aktive dhe të barabartë në këto procese. Pavarësisht kërkesës sonë të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të korrigjuar këtë paraqitje, ajo u injorua, duke shkelur frymën e bashkëpunimit, respektit dhe barazisë që promovon vetë konferenca”, ka shkruar ai.

Zëvendësministri në detyrë theksoi se Kosova është realitet i pamohueshëm ndërkombëtar, e sipas tij, nuk mund të mohohet subjektiviteti shtetëror përmes një fusnote “që bie ndesh me të vërtetën dhe me miqësinë që presim nga shtetet që na qëndrojnë pranë”.

“Përdorimi i fusnotës në këtë kontekst nuk është një çështje procedurale – është një çështje e dinjitetit kombëtar, e respektit dhe e trajtimit të barabartë, veçanërisht kur organizatori është një vend mik i Republikës sonë”, ka shkruar ai.

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times April 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikën e Endokrinologjisë

Kosova Times Kosova Times November 14, 2025
Kosumi: Ndikimi i inteligjencës artificiale ka ndryshuar statusin e dijës
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Arifi: Shpërndarja e Kuvendit, pa pasur krizë parlamentare, projekt i Kurtit
Zyra e Zelensky hodhi poshtë planin e Trump për të ngrirë konfliktin përgjatë vijës së frontit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?