Ushtarët italianë nga togu inxhinier i Komandës Rajonale Perëndim, kanë zhvilluar një sërë inspektimesh në disa ura në komunat Pejë, Klinë dhe Gjakovë.
KFOR ka njoftuar se ky aktivitet bie brenda mundësive të njësive të inxhinierëve për të mbështetur lëvizshmërinë në zonë.
“Ndërgjegjësimi për situatën përgjatë linjave të komunikimit është shumë i rëndësishëm për suksesin e operacioneve”, ka thënë KFOR.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.