Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe tek memoriali ‘Heroinat’ në ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.