Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për lajmërim të rrejshëm, pasi kishte raportuar një rast të supozuar si grabitje në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas pranimit të informatës për grabitje, njësitet hetimore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Por, gjatë hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është konstatuar se ngjarja nuk kishte ndodhur në mënyrën e përshkruar nga denoncuesi.
I dyshuari është arrestuar sot nga policia, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “lajmërim i rrejshëm”.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.