Sipas Cakolli, deri tani ka dhënë dorëheqje vetëm kryeministri Albin Kurti, ndërsa ministrat e tjerë nuk kanë bërë.

“Ministrat tjerë të kabinetit qeveritar nuk kanë dhënë dorëheqje, pasi ajo që është publikuar në media është vetëm dorëheqja e kryeministrit Kurti, e cila është e pamjaftueshme. Nevojitet që secili prej 15 ministrave të tjerë, përfshirë 12 deputetët e LVV-së dhe tre deputetët e komuniteteve, të ofrojnë formalisht dorëheqjet e tyre”, shpjegoi Cakolli.

Ai theksoi se kjo është një hap i domosdoshëm për kalimin e raportit për mandate dhe se, pas votimit të tij në seancë, duhet të sigurohet mbështetje nga të paktën 61 deputetë për të proceduar me dhënien e betimit të deputetëve të rinj.

Cakolli po ashtu sqaroi se nuk ka nevojë të përfshihet presidentja, sipas tij mjafton që Dehari në cilësinë e kryesuesit të seancës të dërgojë ftesa për deputetët për seancën e radhës që mund të mbahet sonte, nesër apo më së voni të enjten në mëngjes.