By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fillim i mbrapsht i Legjislaturës së IX
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fillim i mbrapsht i Legjislaturës së IX
Opinion

Fillim i mbrapsht i Legjislaturës së IX

Kosova Times
Last updated: 2025/04/15 at 4:01 PM
Kosova Times Published April 15, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Fillimi me një orë vonesë dhe mosaprovimi i mandateve të deputetëve e nxori në shesh paradoksin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Kabinetit Qeveritar, me prezencën e dyfishtë në Kuvend: si qeveritarë dhe deputet njëkohësisht. Paradoksi tjetër është se koalicioni fitues i zgjedhjeve (LVV+G+A), i cili e pretendonte se i ka numrat për formimin e Qeverisë doli t’i ketë vetëm 52 deputet!

Dorëheqje e kontestuar e Qeverisë!

Letra e dorëheqjes së Albin Kurtit dhe e kabinetit qeveritar e 23 Marsit 2025, e protokolluar ditën e Seancës së Kuvendit, pra në ditën e sotme, më 15.04.2025, përveçse paradoks në vete, paraqet shkelje të rëndë kushtetuese!

Pas këtij veprimi, vazhdimi i Seancës varet nga vendimi i radhës i Presidentes Osmani, e cila mund ta caktoj një seancë të re ose ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të merr kohë të gjatë dhe ne do të përballemi me aventura të reja politike deri në konstituivin e Legjislaturës së IX të Parlamentit të Kosovës.

Deri atëherë do të vazhdojnë pazaret politike për formimin e Qeverisë së Re.

Kjo situatë e re dhe e pazakontë e bllokimit të punës së Kuvendit në një pikë fillestare kërkon interpretim ligjor nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Një fillim kaq të keq dhe të mbrapsht të Legjislaturës së Re nuk e kanë pritur as pesimistët më të mëdhenj.

Sado që partia fituese fajin po e hedhë tek opozita, përgjegjësia për këtë dështim skandaloz është e Albin Kurtit, i cili nuk do duhej të shkonte në seancë i papërgatitur dhe pa dorëheqje paraprake të kabinetit qeveritar!

Si do që të jetë, kjo ishte një fitore e vogël e opozitës dhe një humbje e madhe për Kosovën, për të cilën çdo ditë e humbur pa institucione legjitime do t’i kushtoj vendit me regres ekonomik dhe stagnim politik në arenën ndërkombëtare.

Jo rastësisht në fillim të ditës së sotme i parashtrova tri pyetje dhe e dhashë në përgjigje hipotetike:

1) Si do të zhvillohet sot loja në Kuvend?!

2) A do të kemi Qeveri apo do të shkojmë në zgjedhje?!

3) A do të ndodhë mrekullia?!

Zgjedhja e Qeverisë do te ishte mrekullia e dekadës së tretë të mileniumit të tretë për shqiptarët e Kosovës!

Megjithatë, nuk ndodhi mrekullia!

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA njofton sanksione kundër 200 shtetasve dhe kompanive ruse dhe të huaja

Kosova Times Kosova Times February 24, 2023
550 lopë ngordhën nga uria në një fermë afër Novosibirsk
Rriten çmimet e banesave, per shkak te mungeses se punëtorëve
Presidenti i Koresë së Jugut përballet me shkarkim për shkak të ligjit ushtarak
Raportohet për sulme ajrore izraelite në Siri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?