“Gjatë ditës së sotme Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me një informacion që ka pranuar për një person i dyshuar për mbajtje të paaurtorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë – pushkë automatike, një karikator, dhe 82 copë fishekë.

“Lidhur me këtë rast dhe në koordinim me Prokuronin kompetent, ky rast është iniciuar si rast penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.