Një person është therur me thikë ditën e hënë në Viti. Policia njofton se i dyshuari është në arrati.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, ka njoftuar policia.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.