By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vushtrria nderon Nesim Ispahiun në 80-vjetorin e krijimtarisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vushtrria nderon Nesim Ispahiun në 80-vjetorin e krijimtarisë
Lajme

Vushtrria nderon Nesim Ispahiun në 80-vjetorin e krijimtarisë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/15 at 11:28 AM
Kosova Times Published April 15, 2025
Share
SHARE

Sot në Vushtrri do të mbahet një organizim solemn për nder të krijimtarisë së fotografit, poetit dhe shkrimtarit të njohur Nesim Ispahiu, me rastin e 80-vjetorit të veprimtarisë së tij artistike dhe 90-vjetorit të lindjes.

 

Të ftuar në programin e mëngjesit në RTK për të folur rreth këtij jubileu ishin Filiz Pasoma Muzaqi, sekretare e Institutit Yunus Emre, Izet Miftari, drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Vushtrrisë dhe vetë Nesim Ispahiu.

“Ne sot jemi mbledhur për ta kremtuar këtë moment të veçantë për fotografin, poetin dhe shkrimtarin Nesim Ispahiu. Hapja e programit do të bëhet sot në orën 14:00, ku do të shfaqet një dokumentar i shkurtër për jetën dhe veprën e tij, do të mbahet një panel diskutimi, si dhe promovimi i librit të tij ‘Shija e Vargut’, i cili është përkthyer në gjuhën turke. Po ashtu do të hapet edhe ekspozita personale me 40 fotografi të përzgjedhura që reflektojnë krijimtarinë e tij,” u shpreh Filiz Pasoma Muzaqi.

Ndërkohë, Izet Miftari theksoi rëndësinë historike të figurës së Ispahiut për qytetin e Vushtrrisë:
“Është e vështirë të shpjegohet në pak minuta një krijimtari kaq e madhe. Nga perspektiva e historianit, unë e quaj Nesimin ‘Marubi i Vushtrrisë’, sepse çdo fotografi që lidhet me këtë qytet nga vitet ’50 deri në ’80, mban gjurmët e tij. Ai është një pasuri e vërtetë për historinë vizuale të qytetit tonë dhe ne si institucion e ndjejmë detyrim ta nderojmë në këtë përvjetor të dyfishtë.”

Vetë Ispahiu, i emocionuar, u shpreh mirënjohës për nderimin dhe vlerësimin që po i bëhet.

“Jam i lumtur që kam arritur t’i jap diçka këtij qyteti dhe të lë një gjurmë historike. Vushtrria është një qytet i vjetër dhe me rëndësi për historinë e Kosovës, por shpesh nuk përmendet sa duhet. Ndihem krenar për përkthimin e librit, falënderoj zonjën Filiz dhe të gjithë për këtë”, tha ai.

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times April 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministri i Mbrojtjes i përcolli në kontigjentin ne Kosove, kurse Zoran Milanoviq në…

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Vesna Peshiq e ashpër ndaj Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiqit:Pak kishin konflikt për Kosovën, le të kenë turp
Dy përballje të skuadrave të elitës në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës
Ballkani mohon akuzat për sulm fizik ndasj stafit të Fushë Kosovës
Ushtria turke ndihmon shkollën për personat me nevoja të veçanta në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?