Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 71 përmes metodës së likuidimit dhe shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Për 70 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 36 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4,315,469 euro.
“Të gjitha asetet që ishin në tender për shitje, për herë të parë kishin edhe çmimet orientuese, me çka AKP u ka dhënë ofertuesve një orientim i qartë për vlerën e aseteve dhe duke e bërë procesin e ofertimit më të lehtë, më të hapur dhe më konkurrues”, njofton AKP.