By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ata që mbollën tradhtinë në zemër të Kosovës dhe ia dhanë Serbisë “Republika Srpska”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ata që mbollën tradhtinë në zemër të Kosovës dhe ia dhanë Serbisë “Republika Srpska”
Opinion

Ata që mbollën tradhtinë në zemër të Kosovës dhe ia dhanë Serbisë “Republika Srpska”

Kosova Times
Last updated: 2025/04/16 at 7:33 AM
Kosova Times Published April 16, 2025
Share
SHARE

Si e shitën interesin e shtetit ata që u betuan ta mbronin atë

Shkruan: Halil GECI

Koha është për llogaridhënie. Tradhtia nuk duhet të fshihet pas fjalëve të mëdha, e as pas flamurit. Kush e minon sovranitetin, nuk mund të quhet mbrojtës i shtetit.

Nga fillimi i dialogut Kosovë–Serbi, qytetarët e Kosovës janë ushqyer me fjalë të mëdha si “normalizim”, “marrëveshje historike” dhe “hapje drejt së ardhmes”. Por ajo që është vërtetë historike në këtë proces është niveli i tradhtisë politike që iu bë këtij vendi në emër të paqes dhe integrimit evropian.

Në vitin 2013, përmes marrëveshjes së Brukselit, dhe më pas në vitin 2015 me marrëveshjen e nënshkruar nga Isa Mustafa, u hap rruga për krijimin e një “Zajednice” — një strukturë e vetëquajtur Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe, që praktikisht paraqet një entitet të ngjashëm me “Republika Srpska” në Bosnjë. Dhe këtë model nuk e imponoi Serbia me tankse, por ia dhuruan vetë udhëheqësit tanë — të njëjtët që dikur betoheshin për të mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës.

Kjo marrëveshje nuk është thjesht një shkelje teknike. Ajo i jep Serbisë mundësinë për të pasur ndikim të drejtpërdrejtë në politikat lokale dhe madje edhe kombëtare të Kosovës. Është një autonomi funksionale për një pjesë të territorit që rrezikon ta sabotojë shtetin nga brenda — ngjashëm siç po ndodh në Bosnjë që prej dekadash. Dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerësoi marrëveshjen si jokushtetuese.

Por këto paralajmërime u injoruan. Marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat duhej të ishin në shërbim të shtetit, u kthyen në instrumente për ta copëtuar atë. Nuk ka vija të qarta ndalese në këtë proces, dhe kjo lejon që zbatimi i marrëveshjes të vazhdojë pa përgjegjësi dhe pa transparencë.

E trishta është se në fund, askush nuk mban përgjegjësi. Fajin ia hedhin njëri-tjetrit, ndërsa qytetarët e këtij vendi mbesin peng i një strukture që i shërben më shumë interesave të Serbisë sesa të Kosovës.

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Halil Geci
Kosova Times April 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK

Kosova Times Kosova Times December 27, 2024
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?
Përurohet stacioni i ri i Policisë se Kosovës në Mamushë
Duma e Shtetit propozoi shpërndarjen e tokës falas për pjesëmarrësit në luftën në Ukrainë
Protestohet në Gjakovë pas sulmit ndaj së moshuarës në Pejë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?