By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut
January 18, 2026
I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive
January 18, 2026
Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë
January 18, 2026
Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Murati: Votimi i djeshëm ka qenë i procedurës formale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Murati: Votimi i djeshëm ka qenë i procedurës formale
Lajme

Murati: Votimi i djeshëm ka qenë i procedurës formale

Kosova Times
Last updated: 2025/04/16 at 1:29 PM
Kosova Times Published April 16, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, komentoi situatën e krijuar pas dështimit të seancës për djeshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

 

Çeku në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë në detyrë tha se si do të shkohet tutje pritet që të shihet, sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët.

“Ju ishit dëshmitarë të asaj që ndodhi ditën e djeshme. Shumica e Kuvendit ka votuar kundër. Kjo nënkupton refuzim të pranimit të rezultatit të certifikuar të KQZ-së. Si do të shkohet tutje pritet që të shihet. Mendoj që tani jemi në territor të pashkelur, sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur më herët. A i bind kjo që deputetët që kanë votuar kundër duhet të tërhiqen dhe të lirojnë vendin. Synimi ynë është se jemi të përkushtuar që vendi të ketë institucionet e veta dhe të ketë një legjitimitet derisa të votohet Qeveria Kurti III. Sa i përket deputetëve të komuniteteve joshumicë, votimi i djeshëm paraqet vetëm vullnetin e kuvendit si tërësi të 120 deputetëve se a e pranojnë rezultatin zgjedhor të certifikuar nga KQZ. Fatkeqësisht dje pamë  që disponimi ishte që si tërësi Kuvendi ta refuzojë një gjë të tillë”, tha Murati.

Sipas tij, votimi i djeshëm ka qenë i procedurës formale. Ishte si hap drejt konstituimit të Kuvendit. Nuk ka qenë paraqitje e mbështetjes.

Ai ka thënë se me kalimin e mandatit katërvjeçar të Kuvendit, automatikisht edhe kabinetit qeveritar i kalon mandati, derisa shtoi se dorëheqja ishte e vetëkuptueshme.

Murati shtoi se dorëheqja do të ishte efektive nëse certifikimi i zgjedhjeve do të kryhej para 23 marsit, kur Qeverisë i ka mbaruar mandati.

“Dorëheqja si akt i konsumuar me vetë përfundimin e mandatit, më 23 mars. Neni 26 i ligjit do të hynte në funksion në rastin kur, zgjedhjet u mbanë më 9 shkurt, e KQZ-ja të ishte më efektive në numërim dhe certifikimi të bëhej më 20 mars. Më 20 mars, Qeveria ka qenë në mandat dhe do të duhej të jepte dorëheqje, e pas 23 marsit dorëheqja është e vetëkuptuar. Pra deri në Qeverinë Kurti 3 do të ketë Qeveri Kurti 2, se nuk mund të ketë vakum institucional”, tha ministri në detyrë.

Murati, tutje deklaroi se meqenëse ende s’është konstituar Kuvendi, do të vazhdojë të marrë pagën e ministrit, këtë deklarim e bëri në kuadër të pyetjes nga gazetarët se si do të paguhet në fund të muajit, si deputet apo si ministër, duke pasur parasysh se kabineti i Kurtit ka dhënë dorëheqje.

Murati ka thënë se pagat beson se do t’i marrin si qeveri në detyrë përderisa e kryejnë këtë funksion.

Kurse sa i përket rritjes së të tarifave të energjisë, ai tha se ka ndikuar kostot operacionale të cilat i miraton ZRRE dhe çmimi i furnizimit nga importi.

You Might Also Like

Ligji për shkeljet në trafik hyn në fuqi më 1 shkurt në Maqedoninë e Veriut

I ftohti përkeqëson sëmundjet e zemrës dhe mushkërive

Në Zvicër, përkujtohen viktimat e gjenocidit në Kosovë

Rinumërimi në Prizren zbulon keqnumrim masiv të votave

Testohet droni kosovar `Skifteri K1`

Kosova Times April 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata e Seulit leshoi fletarrest per presidentin e rrëzuar të Koresë së Jugut, Yoon Seok-yeol

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
Gjendet një veturë e djegur, brenda kishte mbetje kockore
Palestinezët e evakuuar nga Gaza lejohen të hyjnë në Bosnje 28 minuta më herët
Conte e admiron Chiesa-n, Napoli nis negociatat me italianin
Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter-it
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?