“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të çështjes shqiptare në Kroaci, Agim Gjidoda. Ishte nënkryetar i Unionit Shqiptar në Kroaci, njeri me virtyte të larta atdhetare, kontributi i tij ishte i palodhshëm për çështjen kombëtare. Veprimtaria e tij atdhetare, përkushtimi i palëkundur ndaj çështjes shqiptare dhe zëri i tij fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të kombit tonë, do të mbeten përherë në kujtesën dhe nderimin tonë të përbashkët. E dashura familje Gjidoda, miq e dashamirë, të afërm, bashkëkombësit tonë, në emrin tim personal, në emër të Unionit Shqiptar në Kroaci dhe në emër të të gjithë komunitetit Shqiptar në Kroaci, ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëkombës që patën fatin ta njohin dhe ta vlerësojnë si një njeri shumë të madh”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Esad Çollaku.