Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë vazhdimin e seancës konstituitive.
Në webfaqen e këtij institucioni, bëhet e ditur se seanca nis nesër duke filluar nga ora 12:00.
Në ndërkohë sot presidentja Vjosa Osmani në përgjigjjen institucionale ndaj letrës së djeshme konstituive për institucionet e reja të vendit, ka theksuar se deputetët duhet të themelojnë dhe jo të bllokojnë proceset.
Ajo iu ka referuar praktikës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Aktgjykimin e saj në Rastin Nr. KO72120.
“Në të njëjtin Aktgjykim, Gjykata gjithashtu sqaron se: ‘asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet në atë mënyrë që të bllokojë themelimin dhe funksionimin efektiv të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv”, duke theksuar gjithashtu se qëllimi i Kushtetutës sonë është themelimi i shpejtë i institucioneve”, ka theksuar ajo.