Përmes një postimi në rrjete sociale, Hargreaves ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale, ndërsa u ka bërë apel liderëve politikë që të veprojnë në interes të vendit.

“Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve në Kosovë, vendi ka urgjentisht nevojë për një Kuvend dhe një qeveri funksionale. Populli ka të drejtë të presë që udhëheqësit e tyre politikë të punojnë së bashku në interesin kombëtar,” shkroi ambasadori Hargreaves.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur procesi i krijimit të institucioneve paszgjedhore ende nuk ka arritur të finalizohet.