By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje
September 17, 2025
Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës
September 17, 2025
Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi
September 17, 2025
Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës
September 17, 2025
Oriz me spinaq dhe kungulleshka
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në pritje të ‘tymit të bardhë’!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në pritje të ‘tymit të bardhë’!
Opinion

Në pritje të ‘tymit të bardhë’!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/17 at 5:07 PM
Kosova Times Published April 17, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

E paprecedent është sjellja e kryesuesit të Kuvendit, por më i paprecedent është abuzimi i partisë fituese, në këtë rast i Albin Kurtit me deputetin më të vjetër në Kuvend, të cilin po e dërgon në shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës!

Ajo çfarë ndodhi sot është “Sui generis” i ikjes së përgjegjësisë politike nga ana e partisë fituese të zgjedhjeve!

Fillimi i mbrapsht dhe vazhdimi akoma më i mbrapsht i seancës konstituive të Kuvendit

Thënë të vërtetën, nuk e kam pritur një sjellje kaq të papërgjegjshme të Albin Kurtit si fitues me 42 % të zgjedhjeve, i cili në njërën anë po sillet si ‘fitues i padiskutueshëm’ i zgjedhjeve, kurse në anën tjetër po e luan me mjeshtri ‘lojën e viktimës’!

Si kryeministër tashmë në dorëheqje, Albin Kuri po e keq-interpreton Kushtetutën për të ruajtur pozitat qeveritare, duke rrezikuar kështu themelet ligjore të procesit demokratik, madje edhe duke marrë vendime të paligjshme në mbledhjet e Qeverisë së dorëhequr!

Retorikën e “fituesit të padiskutueshëm” Albin Kurti po e përdor për të shmangur përgjegjësinë e mungesës së shumicës parlamentare në Kuvend!

Mungesa e sigurimit të 61 votave nga ana e LVV-së, përveçse shenjë e brishtësisë së pushtetit, është tregues se Kurti nuk e ka kontrollin e mjaftueshëm të skenës politike edhe pas fitores numerike!

Ish Kryeministri në detyrë, tashmë në dorëheqje, Albin Kurti mungesën e 61 votave për ta kaluar një raport të komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve në seancën konstituive të Kuvendit, po mundohet ta mbulojë më akuza për partitë e tjera jo partnerë për bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit, siç ndodhi të martën e kaluar të 15 prillit dhe vazhdimin e saj të ditës së sotme, e enjtë 17 Prill 2025.

Pse nuk i pati të martën dhe as të enjten Kurti 61 votat e nevojshme në Kuvend, përgjegjëse nuk janë partitë opozitare, në këtë rast, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja që votuan kundër këtij raporti, pasiqë ato nuk e kanë për obligim sigurimin e votave për kryeparlamentarin dhe as për Qeverinë e Re.

Zvarritjet e qëllimshme të fillimit të punës së seancës konstituive (për të dytën herë) po bëhen për blerje kohe nga partia fituese, apo koalicioni LVV+G+A+N.

Bllokimi i punës së Kuvendit është një ‘Sui generis’ i paparë deri më tani i ikjes së përgjegjësisë politike nga ana e partisë fituese!

Bllokada procedurale e LVV-së për çështje krejt formale, po bëhet për përfitimin e 48 orëve të reja, për t’i ikur përballjes së votimit në Kuvend.

Duke e ndërlidhur këtë situatë paradoksale në mënyrë figurative me portretin e nobelistes “Nënë Tereza” në hollin e Kuvendit, edhe sot doli tym i zi!

Askush nuk e di edhe sa gjatë do të presin qytetarët e vendit për daljen e ‘tymit të bardhe’ nga Kuvendi i Kosovës!

Dështimi i dytë i qëllimshëm i konstituivit të Kuvendit

Ashtu siç nisi ditën e martë, edhe përfundoj ditën e enjtë seanca konstituive e Kuvendit te Kosovës. Kjo përveçse papërgjegjësi politike ndaj zgjedhësve, paraqet shqetësim për të ardhmen e vendit! Nuk ka si të jetë ndryshe, kur partia fituese sjellët më kaq papërgjegjësi ndaj rregullores së punës së Kuvendit dhe respektimit të Kushtetutës!

Qartësimi i kësaj situate është fare i thjeshtë, nëse Albin Kurti i ka votat e nevojshme le të procedoj me Seancën e Kuvendit, në të kundërtën, bën mirë të mos tallet me deputetët, por të vazhdoj tutje me konstituivin e Kuvendit ose t’iu lëshoj rrugë të tjerëve!

Derisa kjo të ndodhë, për aq kohë do të mbetemi në pritje të daljes së ‘tymit të bardhë’ nga Kuvendi!

You Might Also Like

Me këtë lloj çorbé opozitë, Edi Rama e ka të gjatë ‘mbretërimin’ politik!

Pse Kremlini po këmbëngul që Ukraina të mbajë zgjedhje?

Evropa duhet ta ndryshojë shpejt strategjinë ndaj Ukrainës

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Simeone pret që Griezmann të kontribuojë më shumë për klubin

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Analistët në Beograd: Serbia po promovon nacionalizimin e `90-ta
Rusia akuzon një grua për terrorizëm pas bombardimit që vrau blogerin e luftës
Arrestohen dy persona të dyshuar për falsifikim parash e para të vjedhura
Raketa e Bezos lëshohet në hapësirë: “Ne ia dolëm, raketa arriti në orbitë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?