“Dhe sot, për herë të parë, një e mbijetuar nuk duhet të zgjedhë mes dy identiteteve të saj, ajo i mban të dyja me dinjitet. Që nga viti 2021, QKRMT ka nisur procesin gjyqësore për njohjen e të drejtës për pensionin e dyfishtë, që u kurorëzua me sukses falë vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, duke vendosur një precedent që hap rrugën për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit”, thuhet në njoftim

Sipas kjësaj, qendre ky rast është i pari që konkretizon këtë të drejtë në praktikë, ndërkohë që dhjetëra raste të tjera janë në shqyrtim nga gjykatat.

“Ne jemi duke avokuar fuqishëm pranë institucioneve për njohjen automatike të kësaj të drejte për të gjithë të mbijetuarit që kanë arritur moshën e pensionimit. Ky moment shënon edhe një hap tjetër drejt drejtësisë së vërtetë”, njofton Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).