“Në fshatin Poklek i Vjetër, komuna e Drenasit, barbaria serbe shkroi njërën nga faqet më të zeza të historisë sonë. 53 civilë shqiptarë – foshnje gjashtëmuajshe, nëna, baballarë, të rinj e pleq deri në moshën 75-vjeçare – u masakruan mizorisht dhe u dogjën, pa mëshirë, vetëm pse ishin shqiptarë. Ishte një akt që kërkonte jo vetëm zhdukje fizike, por edhe zhdukjen e kujtimit të tyre”, shkroi ajo në ‘Facebook’.

Ajo tha se sot përkulem me dhembje dhe nderim të thellë para sakrificës së tyre. “Martirët e Poklekut nuk ranë kot – ata janë themeli i lirisë që ne sot e gëzojmë. Janë zëri i përjetshëm i dinjitetit shqiptar. Ata janë nderi i kombit tonë, dritë që nuk shuhet kurrë në historinë e Kosovës. Lavdi përjetë!”, tha Krasniqi-Goodman.