By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tragjedi në Itali, bie teleferiku, humbin jetën katër persona
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tragjedi në Itali, bie teleferiku, humbin jetën katër persona
Rajon / Botë

Tragjedi në Itali, bie teleferiku, humbin jetën katër persona

Kosova Times
Last updated: 2025/04/18 at 7:55 AM
Kosova Times Published April 18, 2025
Share
SHARE

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas rrëzimit të një teleferiku pranë qytetit Castellammare di Stabia, në Italinë jugore.

 

Ngjarja ndodhi pasi një kabllo e teleferikut që transportonte turistët drejt malit Faito, rreth tre kilometra larg qytetit, u këput, duke shkaktuar rrëzimin tragjik të një prej kabinave.

“Katër trupa të pajetë u gjetën, ndërsa personi i pestë i lënduar u shpëtua dhe u dërgua në spital”, konfirmoi departamenti i zjarrfikësve përmes një postimi në Telegram.

Sipas autoriteteve lokale, operacionet e shpëtimit u vështirësuan nga kushtet e pafavorshme atmosferike, përfshirë mjegullën e dendur dhe erërat e forta. Në vendngjarje ndërhynë mbi 50 zjarrfikës.

Një nga kabinat e teleferikut, me 16 pasagjerë në bord, ndodhej pranë qytetit dhe u vendos me sukses në tokë të sigurt.

Ndërkohë, kabina tjetër ishte e varur mbi një greminë në malin Faito, gjë që vonoi ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Teleferiku ishte rihapur vetëm dhjetë ditë më parë për sezonin veror. Prokuroria ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

“Teleferiku u rihap me të gjitha kushtet e kërkuara të sigurisë. Ajo që ndodhi është një tragjedi e paimagjinueshme dhe e paparashikueshme,” deklaroi Umberto de Gregorio, drejtues i kompanisë që menaxhon teleferikun.

Ngushëllimet për viktimat u shprehën edhe nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, përmes një deklarate të zyrës së saj.

Teleferiku funksionon që nga viti 1952. Aksidente të ngjashme kanë ndodhur më parë në Itali – në vitin 1960 një tjetër incident në të njëjtin teleferik la katër të vdekur, ndërsa në vitin 2021 një tjetër tragjedi në veriun e Italisë mori jetën e 14 personave.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times April 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hiqen vizat për pasaportat e zakonshme dhe diplomatike me këto dy shtete

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Hill: Deshirojme te dime se çfarë ndodhi
Kurti: Nga janari rriten pagat në sektorin publik
Kelmendi e Manja diskutojnë për bashkëpunimin në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar
Gjenden tri plantacione të mbjella me kanabis
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?