Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për RTKlive se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:35 në fshatin Stupë.

“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Javën e kaluar një aksident i njëjtë në fshatin Jagodë mori jetën e një personi dhe shkaktoi lëndimin e tre personave.