By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vaj halli për ne: fati i shtetit të Kosovës në duart e Duda Balje!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vaj halli për ne: fati i shtetit të Kosovës në duart e Duda Balje!
Opinion

Vaj halli për ne: fati i shtetit të Kosovës në duart e Duda Balje!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/20 at 3:24 PM
Kosova Times Published April 20, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Ismail MUÇIQI

Askush nuk e ka menduar se, pas 25 viteve në Liri dhe Pavarësi, Shteti i Kosovës do të përballej me bllokada, obstruksione dhe hile nga vetë politika Shqiptare. Këtë nuk e ka imagjinuar askush – as skeptikët me pikëpamjet më negative – që fati i Institucioneve të Kosovës do të varej nga deputetët e minoriteteve, të cilët, në shtete të ndryshme të Evropës, do ta kishin të vështirë të futeshin edhe në regjistrin e qytetarëve votues. Këtë situatë të dhimbshme për vendin e sollën “komandantët”, “gjeneralët”, “intelektualët” e rremë, “deputetët” pa integritet dhe servile – një pjesë e të cilëve kanë qenë pjesë në të gjitha legjislaturat që nga themelimi i Parlamentit të Kosovës. Inatet e politikanëve pa dinjitet, pa kulturë dhe pa moral kanë arritur ta përçajnë skenën politike, duke dëmtuar shtetin dhe kauzën kombëtare për interesat e tyre personale, familjare dhe karrieriste. A ka turp më të madh sesa Institucionet e Shtetit të mbeten peng i tekeve të njerëzve të parapolitikës, që janë pjesë e liderëve partiakë dhe grupeve të interesit? Për ta sjellë vendin në këtë gjendje nuk ranë dëshmorë as Adem Jashari me familje, as Agim Ramadani, as Sali Çekaj, Zahir Pajaziti me shokë, dhe shumë e shumë Heronj të tjerë të këtij vendi. Nuk ka nevojë për koment – për vite me radhë, individë dhe grupe të caktuara, përmes partive politike, e disa mediave dhe disa analistëve-opinionistë, kanë punuar fshehurazi, duke përdorur logjistikën për të krijuar përçarje dhe kaos në shoqërinë Kosovare. Mjerisht, si popull, na ka humbur rruga. Populli i Kosovës, edhe në kohërat më të vështira ka qenë më i ngritur, me i pjekur dhe më i përkushtuar. Sot mjerisht është i përçarë nga klasa politike. Dikur kemi ditur të lëmë mënjanë interesat personale për të sakrifikuar për të mirën e përbashkët të Shtetit. Sot, mafia ekonomike dhe biznesore i ka futur thellë duart në skenën politike, për ti mbrojtur interesat e saj mafioze, duke krijuar pasuri marramendëse përmes formave të ndryshme abuzive. Një numër i bizneseve dhe biznesmenëve të përfolur, të njohur që nga koha e Millosheviqit, të cilët janë pasuruar në dëm të popullit Shqiptar, sot kanë depërtuar thellë përmes kapitalit, por edhe në politikë – përmes mediave private, duke diktuar edhe politikën redaktuese e editoriale, me qëllim të manipulimit të opinionit publik. Kjo është pasqyra reale e gjendjes në shoqërinë tonë, ku politikën e bëjnë maskarenjtë – të neveritshëm dhe të padurueshëm edhe për popullin. Asgjë në këtë Botë nuk ndodh rastësisht. Populli Shqiptar, në periudhat më të rëndësishme të historisë, është dëmtuar nga vetë “bajraktarët” e politikës, të cilët më shumë kanë luftuar njëri-tjetrin për t’ia rrëmbyer pozitën, sesa kanë luftuar armikun. Edhe sot, në shekullin XXI, janë pikërisht politikanët ata që mbajnë përgjegjësinë kryesore për gjendjen në të cilën është katandisur vendi, – që fati i Institucioneve të Kosovës të varet nga vota e deputetes Duda Balje. Turp u qoftë të gjithë atyre që shkelin gjakun e atyre që ranë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Në fund, duhet theksuar se ka ardhur koha që disa politikanë, liderë partiakë e deputetë, do të skuqen përpara fëmijëve dhe familjarëve të tyre për veprimet e tyre të dëmshme ndaj popullit dhe Shtetit të Kosovës.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Ismail Muçiqi
Kosova Times April 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pavarësistët e venitur dhe Kolona e Pestë

Kosova Times Kosova Times March 9, 2024
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga Osmani
Abdixhiku: Është koha të bashkohemi, të ndërtojmë shtetin që meritojmë
Hamza premton rritje pagash për 50% dhe digjitalizim të arsimit
Si u krijua grupi famëkeq Wagner dhe cili është roli i Shoigut dhe Putinit…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?