Pesë persona janë lënduar në Zallq të Istogut si pasojë e një vetaksidenti, ka njoftuar Polica e Kosovës. Sipas njoftimit, të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.