Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit policor të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në Kaçanik, i cili ndërlidhet me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Në një postim në Facebook, Sveçla tha se Muhamed Lika dhe familja e tij meritojnë drejtësi.
“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi.0 tolerancë!”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor në Kaçanik, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.
Autoritetet kanë paralajmëruar se pas përfundimit të operacionit do të publikohen detaje shtesë.