Fillimisht në qytetin e Lipjanit në dy lokacion të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. dhe e dyshuara N.Č. , ndërsa  në Prishtinë i dyshuari i tretë M.I.

“Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik te të ndaluarve shqiptarë”, ka njoftuar Policia .

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krime të Luftës dhe janë duke u intervistuar.

Policia e Kosovës thotë se është e përkushtuar të vazhdojë me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet përkatëse për të siguruar drejtësi lidhur me krimet e luftës në Kosovë.