“VV e ka uzurpuar Kuvendin. Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit. Propozimi i VV-së për kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim”, ka shkruar ajo në Facebook.

Çitaku ka thënë se deputetët mund të vendosin nëse duan të votojnë pro apo kundër emrit të propozuar për kryeparlamentar.

“Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare”, ka thënë Çitaku.