“Ne çdo herë kemi qenë dëshmitar që edhe votat për kryetarin e Kuvendit edhe për nënkryetarët kanë qenë vota të të gjithë deputetëve sepse kështu e kërkon Kushtetuta. Për dallim nga votat për qeverinë, ku pra është patjetër obligim e detyrë e koalicionit fitues”, ka thënë deputeti i LVV-së, Hekuran Murati.

Ai kështu ka kritikuar subjektet e tjera politike për deklarimet që nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

“Kjo kandidate është propozim i partisë fituese, e cila është e drejtë eksluzive që na e garanton Kushtetuta e vendit. Nevojitet marrëveshja politike meqënëse po shihet që partitë opozitare nuk e kanë ndërmend që të ecin tutje”, ka thënë ai.