Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ndërruar qëndrim.
Ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, si subjektin politik me votat në numër më të madh, për moskomunikim me grupet e tjera parlamentare për gjetjen e një emri në dakordim me të gjitha palët.
“Ju e dini që në bazë të Kushtetutës i takon grupit më të madh parlamentar që të bëjë propozimin, e ky grup nuk e ka bërë as përpjekjen më të vogël që të kontaktojë grupet e tjera parlamentare për ndonjë emër konsensual. Sot nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk ndryshon as vota jonë”, ka thënë Çitaku para gazetarëve.