By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lirohet edhe një banesë e uzurpuar në Mitrovicën e Veriut
August 6, 2025
17.1 milionë euro për fermerët, Peci: Së shpejti alokohen në llogari
August 6, 2025
Sorensen: Me Kurtin biseduam për zbatimin e marrëveshjeve
August 6, 2025
KFOR-i italian ka kryer patrullime në komunën e Istogut
August 6, 2025
Haxhiu: Kërkesa jonë për shkarkim e Labanit u cilësua si ndërhyrje
August 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ditar nga Divjaka: Vend ku heshtja ka zë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Ditar nga Divjaka: Vend ku heshtja ka zë
Turizëm

Ditar nga Divjaka: Vend ku heshtja ka zë

Kosova Times
Last updated: 2025/04/24 at 6:52 PM
Kosova Times Published April 22, 2025
Share
SHARE

Nga Ilir KRASNIQI

Ndërsa Saranda, Durrësi dhe Vlora kanë mbushur prej kohësh faqet e udhërrëfyesve, udhëtimi ynë na qoi në ne skain me perëndimor te zonës qendrore që ruan në heshtje statusin e sekretit më të ruajtur të vendit-Divjakë. Ishte edicioni i pestë Aristidh Kola ” Nderi Kombit” në art,  kulturë, gazetari organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë- Qarku Fier, Shoqata kulturore Ress Egnatja dhe media online Newsalbania.al nën kujdesin e Bashkisë Divjakë zotit Josif Gorrea dhe Drejtorisë së Kulturës ajo që bashkoi në këtë vend gazetarë, publicistë dhe figura nga bota e artit. Sipas shënimeve të kohës  emri Divjake vjen nga fjala Divija – dy vija.

Në të vërtetë qyteti kufizohet nga dy vija uji, grykëderdhja e Shkumbinit ne veri, dhe delta e Semanit në jug. Në këtë pjesë Gorea tregon për gjetjet e fundit të një vendbanimi të quajtur Amisia që mendohet se daton nga shekulli i VI.

Aty ku toka flet me erën

 

Pas një dite të lodhshme pune, nuk ka asgjë më të bukur apo freskuese sesa një shëtitje e qetë përmes pyllit dhe përgjatë bregut të detit, për të cilën me krenari fol kreu i bashkisë Gorea.  Diku 3 kilometra nga Divjaka marrim drejtimin në pikën turistike te Lagunës së Karavastës mes bredhave dhe pemëve të gjata. Që nga momenti që hyni në zonë, do të përshëndeteni nga tingujt e natyrës –   gjethet që shushurijnë, paunat, pelikanët , strucët…

Kjo zonë ofron diversitet të jashtëzakonshëm. Shikimi kalon nga pemët në ujërat e lagunës, stazat e bukura në dërrasa për ecje përmes pyllit.  Megjithatë shikimi ngjitet në rezervuarin më të madh evropian të flamengos, aty ku e ndien aromën e pemëve, freskinë e ujit dhe bukurin e natyrës.  Është një moment paqeje dhe qetësie e pastër, që ndonjëherë na duhet për të pastruar mendjen nga të gjithë zhurma urbane.

 

 

 

 

Jo më kot thonë jeto me natyrën dhe dëgjoji rrahjet e saj.
Natyra e kësaj pjese duket si një skenë e madhe në të cilën do të zhvillohet drama juaj e brendshme. Një vend i mrekullueshëm ku mund të relaksoheni dhe të rimbushni bateritë në shoqëri të gjerë kolegësh.

Kur zogjtë udhëheqin rrugën

Në mbrëmjen e bukur kalojmë në një nga lokalet mes pyllit, e ndërtuar nga druri me tavolina tradicionale, ku muret e saj janë të mbushura me foto të vjetra dhe aksesor të vjetra kuzhine.

 

 

 

 

 

 

 

Pjatat aromatike nga produkte deti, e veçmas batutat e gazetarit Aleksandër Cipa, Mentor Kikia, Anila Hoxha, Anisa Ymeraj, Imer Hysaj,  Besim Dybeli, Lad Muca, kur eshte i acaruar ka një humor shumë të hollë që përcillet me lot,  grupit të gazetarëve nga Elbasani që mbajnë ritmin e valleve  dhe humori i jep një shije të veqantë mbrëmjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tingujt e këngëve muzeqare përcillen si gjithnjë në krye të valles është  Xhimi Vila,  e bënë të hareshme natën. Mbrëmjet në këtë vend kalojnë bukur në shoqëri, marrë parasysh natyrën e qetë.

 

 

 

 

 

 

 

Nisur nga sentenca që natyra është një muzikë që që luan në zemrat tona kur jemi në përqafimin e saj, pylli i Lagunës së Karavastës është një zonë  që nuk zhurmon por pëshpërit. Bukuria e saj, nuk përfaqësohet nga resorët spektakolare, por nga  ngrohtësia e njerëzve,  shijet në pjatë, ajri dhe ujërat e qeta të Lagunës së Karavastës.

Nga resorti Divjaka deri në bregdet diku 500 metra kalojmë përmes një ure druri të gjatë mbi një pjesë të lagunës, nga e cila peshkatarët peshkojnë, krijohet një imazh interesant. Derisa dallgët e gjera rrotullohen drejt brigjeve, në afërsi të pyllit ,ujërat e lagunës qëndrojnë të palëvizshme, duke bërë që bredhat, pemët e larta dhe shkurret  të pasqyrohen në to.

Plazhi për çudi nuk është i mbushur me barishte deti, sikurse në pjesë tjera dhe ajri është i mbushur me aromën e kripur të detit. Kjo zonë  nuk është me resorte luksoze, por që ofron diçka shumë më të çmuar – një përvojë autentike në natyrë, e paprekur, shumëngjyrëshe. Kreu i bashkisë Gorea një figurë modeste plot pozitivitet për vendin e tij, i cili përshëndeste dhe përshëndetej nga çdo banorë tregon me dëshirë historinë e kësaj zone planet e tij për këtë vend teje të bukur. Vetë fiziku i tij sportiv me një ton të qetë, tregon angazhimin e madh për këtë qytet.

Simfoni e heshtur nën krahët e pelikanëve

Atmosfera rurale dhe çuditërisht e ngadaltë duket sikur koha dhe ritmi i jetës kanë vendosur të kenë  një ditë pushimi. Gjithçka është krijuar në mënyrë që të mund të uleni për orë të tëra, të flisni, të hani, të shikoni zogjtë – dhe thjesht të mos mendoni për asgjë tjetër.

Nëse dëshironi të përjetoni një orgazmë gastronomike, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje. Disa lokale druri në brendësi të pyllit përveç freskisë kanë kuzhinat tepër të shijshme  porcione të mëdha dhe çmime të arsyeshme. Në çdo lokal intimiteti me pronarët, kamerierët dhe stafin tjetër është i dukshëm, po ashtu edhe vëmendja e veçantë që ata marrin. Largohemi nga kjo zone ku bukuria e saj do të qëndroj gjatë në syrin tonë. Por edhe me dëshirën që askush  të mos kenë rol diferencues ndaj natyrës. Një zonë e cila shumë lehtë mund të shndërrohet edhe për turizëm sportiv pa cenuar natyrën.

You Might Also Like

Rama: Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut

Qyteti kinez që jeton në lartësi: Ka sipërfaqen e Austrisë, 32 milionë banorë dhe tetë dimensione

I vetmi vend në botë ‘pa kohë’ është një ishull i bukur ku dielli nuk perëndon për 69 ditë gjatë verës

Pas Burgasit, edhe Aeroporti i Varnës mirëpriti pasagjerin e një miliontë për vitin 2025

Përurohet pika turistike në mes të fshatrave Budakovë dhe Jezerc

Kosova Times April 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Politiko: Për shkak të litiumit serb, Vuçiq është sërish i rëndësishëm, Solz në një vizitë të papritur

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi shkatërrimin e 21 predhave dhe 16 dronëve në tre rajone
Media britanike “Express”: Shqipëria, shtëpia e peizazheve të jashtëzakonshme dhe vendeve historike
Kosova refuzon kërkesën e Serbisë për rastin e Banjskës
Ministria ruse e Mbrojtjes po pergatit tre grupime per rajonin e Kurskut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?