Rreth 1 milion euro është vlera e investimeve që po bëhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , e që sipas ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, renovimet në këtë objekt po bëhen për herë të parë që nga vitit 2005.
Sipas saj gjithçka po realizohet në përputhje me standardet profesionale e teknike.
“Sot nga afër përcollëm punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Shpreh mirënjohjen time për secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti madhor dhe aq të rëndësishëm. Renovimi po realizohet në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe teknike, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për punë, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore në fushën e mjekësisë ligjore”, ka shkruar Haxhiu e cila në këtë vizitë ishte bashkë me vartësin e saj, Blerim Sallahu.