Ata përmes kësaj greve, përveç realizimit të pagave, kërkojnë edhe nivelimin e pagave, rigjenerimin e vendeve të punës, siguri në vendin e punës dhe përmirësim të kushteve.

Xhevdet Zymberi, përfaqësueses i Këshillit grevist, tha për RTK-në se 110 minatorët e flotacionit të Kishnicës janë të vendosur për vazhdimin e grevës deri në realizimin e pagës dhe plotësimin e kërkesave të tjera.