Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

 

Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me datë 26 mars të këtij viti në shkollën e mesme të ulët “M.K.” në Gjakovë, e ngacmoi seksualisht personin tjetër, viktimë e ndjeshme për shkak të moshës.

Sipas prokurorisë, i pandehuri është përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës, e mitur, veprime këto me të cilat i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.