Punëtorë dhe sindikalistë thonë se ishin detyruar të fillojnë grevë si shkak i mosplotësimit të kushteve esenciale minimale. Ata thonë se prodhimi ka ngecur dhe se këto probleme e kanë sjellë deri në këtë masë situatën faktike.

“Te na mungesë të punëtorëve ka shumë, një punëtor i ka tre vende të punës, unë profesionalisht punoj floter , punoj axhustator, ndonjëherë edhe elektricist nga zori”, ka thënë punëtori Skënder Maliqi.

Ka shumë për të dëshiruar, meqë edhe pagat pothuajse nuk po mund t`i marrim pa greva, thotë sindikalisti Xhevdet Zymberi.

“Këta na kanë obliguar se ne nuk ishim hy në grevë, ne gjithmonë kemi hyrë në grevë për rritje pagash a për mosekzekutim ka ndodh veç kësaj here. Edhe na kanë nda veç për neve u nda xhirollogaria”, ka thënë Zymberi.

Ekzekutimi i pagave për muajin mars është realizuar sot, megjithatë kjo nuk mjafton që greva të ndërpritet, pa zotimin nga Menaxhmenti i Trepçës për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve, thonë punëtorët grevistë në flotacionin e Trepçës në Kishnicë.