By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të respektohet vullneti i elektoratit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Të respektohet vullneti i elektoratit!
Opinion

Të respektohet vullneti i elektoratit!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/22 at 2:53 PM
Kosova Times Published April 22, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit i jep të drejt partisë fituese apo koalicionit parazgjedhor fitues që të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, kurse partitë e tjera nuk e kanë të drejtën që t’ia rekomandojnë kandidatin, se cili bën e cili nuk bën të propozohet nga partia fituese.

Gracka në të cilën ranë të gjithë deputetët

Pra, askush nuk mund t’ia merr të drejtën ekskluzive partisë fituese kur është në pyetje zgjedhja e Kryeparlamentarit! Mirëpo partitë e tjera nuk duhet t’i përligjin gabimet që i bën pa vetëdije apo me rekomandim kryesuesi i seancës konstituive siç ndodhi herën e fundit (të hënën e 21 prillit), kur ai e mbylli seancën pa e konsumuar të drejtën e votimit të deputetëve, duke e paragjykuar votimin pro apo kundër kandidates në fjalë!

Të gjithë deputetët pa dallime partiake u bënë bashkëpjesëmarrës me vetëdije në shkeljen e rëndë kushtetuese të kryesuesit provizor, z. Avndi Dehari, i cili edhe mund të ketë gabuar pavetëdije siq e ceka në fillim! Kjo le të mbetet në ndërgjegjen e tij njerëzore!

Por, kjo ishte gracka në të cilën ranë të gjithë deputetët pa dallim!

Në fakt, kjo e dëshmon qëllimin që e kanë të gjitha partitë politike-atë të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme e jo të gjetjes së zgjidhjes konsesuale për zhbllokimin e ngërçit politik për formimin e shpejtë të institucioneve të reja shtetërore!

Për këtë “naivitet” të koordinuar, të gjitha partitë politike pa dallim duhet të ndëshkohen në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme, për faktin se asnjëra prej tyre nuk është duke e mbrojtur interesin e shtetit dhe të qytetarëve, por vetëm interesat meskine të liderëve partiak!

T’i respektojmë rregullat demokratike

Pa dyshim, gjëja më e turpshme që është duke ndodhur në këtë interval kohor të vakumit institucional, është gara e pashembullt e partive politike me akuza të ndërsjella për ‘bashkëpunim të këtij apo të atij lideri partiakë me Serbinë’!

Leni këto përralla të shëmtuara politike. Kosova është tepër e vogël për të bërë krahasime të tilla! Secili njihemi në njëfarë mënyre me secilin, andaj është e turpshme të veprohet me lojën e pandershme të “patriotit” dhe “tradhtarit”, ngase dihet mirëfilli kontributi i secilit në të gjitha etapat historike, duke filluar nga periudha e shtetformimit të viteve të ’90-ta, luftës së lavdishme çlirimtare dhe shtetndërtimit!

Të mësohemi ta dëgjojmë dhe ta respektojmë vullnetin e qytetarëve të dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike. Cilën parti dhe cilin liderë e ka përzgjedhë populli ta respektojmë deri në zgjedhjet e radhës, siç e respektojmë zgjedhjen e secilit deputet pa dallime partiake.

You Might Also Like

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes këmbësorja që u godit nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
Gjermania ka filluar përgatitjet për një sulm rus ndaj NATO-s në vitin 2025
Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph
Mehaj ua uron Krishtlindjen qytetarëve dhe ushtarëve e FSK-së
Rafuna: OEK e angazhuar për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?