Sipas tij, kjo është arsyeja përse edhe opozita po voton kundër zgjedhjes së saj kryeparlamentare.

“Haxhiu s’është kandidaturë unifikuese. Kandidatura është jounifikuese dhe kjo po na pengon”, ka thënë ai.

Haradinaj po ashtu deklaroi se nëse Fatmir Limaj propozohet për kryeparlametar nuk beson që e merr votën e Aleancës. Ai tha se edhe për të shkuar në zgjedhje duhet dakordimi i opozitës.

“Nuk mundet me u shpërbë kuvendi pa votën e opozitës, si mund ta dërgojë vendin në zgjedhje dikush që i ka vetëm 57 vota”, tha ai.

Haradinaj tha se si AAK janë të interesuar që të zgjidhet kryetari i kuvendit, nënkryetarët dhe të konstituohet kuvendi. Ai prapë deklaroi se AAK është për qeverinë e opozitës dhe përsëriti se janë të interesuar edhe për konstituimin e kuvendit.

“Ashtu siç kemi qenë të interesuar që të kalohet edhe ajo bllokada për votën për verifikimin e mandateve, jemi të interesuar të kalohet edhe kjo”, tha ai.

Ai shtoi se nëse LVV gjen zgjidhje tjetër do të shohin se si do të ecet më tutje.

“Por megjithatë do të ishte edhe në interes të tyre që të propozojnë ndonjë kandidaturë unufikuese dhe të kalojë ky bllokim”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij nuk është gjendje e mirë ta mbajnë kështu vendin. Ai shtoi se nëse LVV-së i duhen votat e tyre duhet të bashkëpunojnë.