Ndër të tjera, ka thënë se e kupton plotësisht frustrimin dhe indinjatën e qytetarëve dhe ka kërkuar mirëkuptim, derisa ka treguar shkaqet që kanë çuar në bllokimin e rrugëve.

“Dje, hyrjet dhe rrugët e Prishtinës kanë qenë të mbingarkuara dhe e kuptojmë plotësisht frustrimin dhe indinjatën tuaj. Me përmirësimin e motit, kemi nisur disa ndërhyrje afatshkurtra rehabilituese në zona të ndryshme të qytetit, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe rritur sigurinë për të gjithë. Punimet në rrugë përfshijnë: Rr. Malush Kosova – në proces rehabilitimi, e hapur me pengesa në qarkullim; Rr. Don Shtjefën Kurti – e mbyllur për qarkullim; Rr. Nimete Progonati – e mbyllur për qarkullim; Rr. Agim Ramadani – ndërhyrje për rregullimin e pjesëve të dëmtuara. Punime në rrjetin e kanalizimit: Në rrugën B/C, ku përkohësisht është mbyllur një korsi në dalje nga rruga B dhe një korsi në hyrje të rrugës C. Por njëkohësisht kemi pasur edhe situata të paparashikuara. Nga ora 16:00 e tutje, në kryeqytet janë regjistruar 7 aksidente trafiku, në këto lokacione: Rrethi i Flamurit; Rr. Ibrahim Lutfiu; Rr. Isa Kastrati; Rr. Xheladin Rekaliu; Rr. Vicianum; Rr. Bill Klinton; Rr. Ramiz Cernica”,  ka njoftuar komuna.

Më tej bëhet e ditur se këto ndërhyrje kanë shkaktuar ngarkesa e vonesa të shumta në qarkullim.

“E kuptojmë shqetësimin tuaj por çdo ndërhyrje që po bëjmë është në shërbim të një Kryeqyteti më të sigurt, më të qetë dhe më funksional. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!”, thuhet në njoftim.