Kusari tha se Haxhiu ka më shumë vota se Haradinaj dhe gjithë AAK-ja. “Është 30 mijë vota para zotit Krasniqi, ju lutem mos ta marrim aq me lehtësi mundësinë e ndryshimit të një propozimi … ”, tha Kusari.

Ajo tha se nuk kanë pajtueshmëri me Nismën Socialdemokrate për të votuar Haxhiun për kryeparlamentare.

“Votimi në Kuvend është publik. Deri në këtë moment s’ka pajtueshmëri nga ana e tyre (Nismës Socialdemokrate) për votë, siç e keni parë”, tha ajo.