Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 24 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8/m/s. Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet me kushte të paqëndrueshme atmosferike.