By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dronët ukrainasë goditën një rafineri nafte në rajonin e Krasnodarit
January 26, 2026
Tmerr në Malaga, një grua 33-vjeçare britanike u godit me thikë për vdekje
January 26, 2026
Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin
January 26, 2026
Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta
January 26, 2026
Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk sjellin ndryshim!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk sjellin ndryshim!
Opinion

Zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk sjellin ndryshim!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/24 at 4:31 PM
Kosova Times Published April 24, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tashmë kur ngërçi në Kuvend i ka marrë përmasat e një bllokade të përgjithshme politike, zgjedhjet pa një alternativë të re nuk e shpërlajnë hipokrizinë e partive politike dhe servilizmin e deputetëve!

Pa ndërrimin e mendësisë politike nuk ndryshon mentaliteti qeverisës në vendin tonë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme nga një pjesë e spektrit politik po shihen si zgjidhje dhe mundësi e daljes nga kriza politike, megjithatë ato nuk do të prodhojnë diçka të re përpos ndryshimeve të vogla kozmetike në radhët e deputetëve në Kuvend, por jo edhe sa i përket renditjes së partive politike, përkatësisht fuqisë politike në Kuvend!

Deputetët e zgjedhur me vullnetin qytetar do të mbeten përsëri pengje të liderëve partiakë, përkatësisht të nëntokave partiake që e kontrollojnë çdo segment të jetës në Kosovë.

Pa alternativë të re politike, deputetët përsëri do të mbeten servil të liderëve partiakë e jo zë i qytetarëve dhe aspak zë i lirë me fuqinë e vendimit të pavarur personal që e marrin përgjegjësinë që ju takon si të zgjedhur të popullit në Parlamentin e Kosovës.

Përderisa nuk e kemi një alternativë të re politike e cila lindë nga brendia e shoqërisë civile, partitë aktuale politike votën e lirë të qytetarëve do ta përdorin vetëm si instrument për marrjen e pushtetit, ndërsa qytetarët do t’i trajtojnë vetëm si numra e jo njerëz të barabartë të Republikës së Kosovës!

Pra, pa një alternativë të re politike, vota e lirë e qytetarëve do të mbetet “armë” në duart e sundimtarëve të Kosovës së pasluftës, që e katandisen siç është më së keqi e më së rëndi këtë vend të bekuar, të larë më gjakun e shumë gjeneratave të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Zgjedhjet pa alternativë të re politike, përveçse nuk paraqesin zgjidhje për vendin, do ta thellojnë akoma më shumë hendekun mes politikanëve dhe qytetarëve, hendek ky i cili duket se “kalohet” vetëm sa të zgjasin fushatat zgjedhore, për t’u kthyer përsëri në distancën e mëparshme mes politikanit dhe qytetarit!

Me zgjedhjet pa alternativë të re politike, serish do na përcjellin ngërçet, bllokadat politike dhe lojërat e pista të liderëve partiakë.

Hë për hë nuk shihet në horizont një liderhipi i ri, me vizion të ri dhe pragmatik që shikon përtej interesave partiake.

Mendësia e liderëve aktualë është mendësi partiake e aspak shtetërore. Sikur të ishte ndryshe, ky lidership partiakë do të shikonte përtej interesave partiake dhe klanore, do të shikonte përtej ideologjive partiake dhe dogmave fetare.

Lidershipi aktualë pa dallime partiake, fare nuk janë duke i mbrojtur interesat e shtetit dhe të kombit të cilit i takojnë.

Liderët partiakë po i përdorin deputetët e legjislaturës së nëntë sikur të ishin pengje e jo si të zgjedhur të popullit, të cilët me (pa) vetëdijen e tyre po e keq-përdoren nga liderët e papërgjegjshëm!

Mentaliteti i krijuar i pas-pavarësisë i politik-bërjes kosovare, i marrjes gjithçka nga shteti duhet të ndryshohet dhe të kthehet në mentalitet të dhënies gjithçka për shtetin siç ishte përgjatë viteve të ’90-ta, përfshirë periudhën e luftës çlirimtare. Ndryshe, katandisja dhe theqafja jonë politike nuk do të kenë të ndalur asnjëherë!

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Toni Kukoc iu nënshtrua një operacioni në Amerikë, ka shkruar në Instagram…

Kosova Times Kosova Times October 7, 2023
Mblidhet sot KQZ-ja, në rend dite certifikimi i rezultateve përfundimtare
Policia shqiptoi 2751 gjoba trafiku për 24 orë
Analiza e Telegraph: Për herë të parë pas disa javësh, Putini është në telashe
AGK-ja pas vendimit të ri të ARBK-së ndaj Klan Kosovës: Përpjekje e qeverisë për të goditur mediat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?