Pas konstatimit se kërkesa ishte nënshkruar si duhej dhe se nuk kishte asnjë tregues se kërkesa nuk ishte bërë me vullnet të lirë dhe në mënyrë plotësisht të vetëdijshme, Trupi Gjykues e miratoi kërkesën duke e përfunduar statusin e personit si viktimë pjesëmarrëse në proces.

“Më herët më 14 prill, Mbrojtësi i Viktimave informoi Trupin Gjykues për ndarjen nga jeta të një viktime në këtë çështje gjyqësore. Si rezultat, aktualisht numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore është 152”, njofton Specialja.