Në person është lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar ngasësi i motoçikletës.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi zëdhënësja Ahmeti.