By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pengmbajtësit e shtetit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pengmbajtësit e shtetit!
Opinion

Pengmbajtësit e shtetit!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/25 at 1:05 PM
Kosova Times Published April 25, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend. Ngërçi në Kuvend po nodh jo për shkakun e parimeve politike, por të tekeve dhe inateve personale mes shefave të bandave partiake në Kuvend!

Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend

Përgjegjësia për moskonstituivin e Kuvendit fillimisht bie mbi atë që e ka shumicën parlamentare ne Kuvend, pastaj edhe ndaj secilit subjekt politik të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Edhe pas përpjekjes së gjashtë, rezultati mbeti përsëri i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Pozicionime të njëjta, qëndrime të njëjta dhe prononcime të njëjta partiake pas seancave me rekomandim të liderëve partiakë!

Problemi i ngërçit politik në Kuvend nuk është tek kandidatja e propozuar nga partia fituese, Albulena Haxhiu, por tek inatet personale të rivalëve politik ndaj Albin Kurtit, i cili, dorën në zemër, i ka irrituar me gjuhën fyese gjatë fushatës zgjedhore dhe injorancën e përsëritur pas fushatës!

Për fat të keq, sjellja injoruese e Albin Kurtit ndaj deputetëve të partive tjera dhe gazetarëve vazhdoi edhe në seancën e fundit, të 25 Prillit 2025!

Mbase ky ishte shembulli më i keq i një lidershipi shtetërorë!

Tashmë kjo bllokadë politike nuk mund të tejkalohet pa marrëveshje mes subjekteve politike parlamentare për zhbllokim e konstituivit të Kuvendit ose për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zgjatja e barrikadimeve për interesa partiake, përveç bllokimit të konstituivit të Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka vënë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit në përgjithësi!

Pozita dhe opozita po e humbin besimin e qytetarëve

Gjendja katastrofale e krijuar në vend, si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm, ka bërë që populli mos t’u besojë më këtyre partive politike.

Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënie drastike të numrit të votuesve në zgjedhje, pasi qytetarët nuk po kanë më për kë të votojnë. Në mendjen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren me politikë, janë mashtrues dhe intrigantë, janë hajna dhe kusarë politikë, derisa inteligjenca e pastër ka mbetur në heshtje dhe e përgjumur.

Vërtetë kjo klasë politike tejet e konsumuar, elektoratin po e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave zgjedhore, për t’ua grabitur besimin, përkatësisht votën e tyre.

Të gjithë liderët e subjekteve politike, pa dallim, janë shndërruar në uzurpatorë të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqës, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore) duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.

Shtetin e shpëton vetëm një alternativë e re politike

Padrejtësisht është krijuar bindja tek një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të mirë për politikë nga këta që i kemi aktualisht.

Kosova ka njerëz të pastër dhe të guximshëm, prapa të cilëve do të rreshtoheshin shumica e qytetarëve pa pikë hezitimi, por dikush ndër më të guximshmit duhet ta marr stafetën në dorë dhe të niset përpara.

Unë personalisht jam i gatshëm të marrë besimin e qytetarëve dhe t’iu nënshtrohem kërkesave të tyre, me nder dhe përgjegjësi të lartë morale dhe juridike, me transparencë të plotë dhe llogaridhënie për çdo veprim politik dhe çdo cent të buxhetit të shtetit!

Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive, jo vetëm që ekziston, por thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera njerëzore, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keqqeverisjes tash e sa vite ne Kosovë.

Secili mund të japim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.

Prandaj, vendit urgjentisht i duhet një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare për largimin e këtyre kusarëve politikë nga skena politike!

You Might Also Like

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times April 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 10 persona u plagosën si pasojë e një sulmi në një hotel në Kharkov

Kosova Times Kosova Times January 11, 2024
Sot ditëlindja e heroit Zahir Pajaziti
Tuchel thotë se do të mundohet të bëjë mirë në ndeshjet e mbetura
Në Manastir u gjet vendbanimi më i vjetër evropian, por Qeveria heshtë që të mos zemërohet Serbia
Priten protesta teksa rusët votojnë në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?