Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë një operacion në Komunën e Kaçanikut.
Lajmin për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai nuk ka dhënë informacione se pse është nisur ky operacion, por Policia ka thënë se do të njoftojë ndërkohë.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut. Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Kelani.