By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë
January 11, 2026
Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me 300 mijë dinarë për të arrestuarit, Serbia rrëzon maskën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me 300 mijë dinarë për të arrestuarit, Serbia rrëzon maskën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare
Opinion

Me 300 mijë dinarë për të arrestuarit, Serbia rrëzon maskën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2025/04/26 at 12:22 PM
Kosova Times Published April 26, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Gurakuç KUÇI, Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin për të ndarë një ndihmë financiare prej 2559 eurosh (300 mijë dinarë) për personat (shuma për individ) e arrestuar në Kosovë nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës gjatë viteve 1998–1999. Ky veprim justifikohet nga autoritetet serbe me pretendimin se procedurat gjyqësore në Kosovë janë “të fabrikuara” dhe përbëjnë “përndjekje politike”.

Ky akt, i paprecedentë në praktikën bashkëkohore të marrëdhënieve ndërkombëtare, paraqet një shembull flagrant të mbështetjes shtetërore për individë të dyshuar për krime të rënda ndërkombëtare. Në aspektin politik dhe juridik, kjo politikë është e krahasueshme me praktikat e Federatës Ruse pas aneksimit të Krimesë, ku Rusia ka financuar mbrojtjen dhe ka ofruar ndihmë për individë të akuzuar për krime në territorin e Ukrainës, duke i cilësuar si “të persekutuar politikisht”.

Duke refuzuar të hetojë dhe ndjekë penalisht autorët e krimeve të luftës dhe sulmeve terroriste kundër Republikës së Kosovës, Serbia jo vetëm që minon detyrimet e saj ndërkombëtare, por aktivisht promovon kulturën e pandëshkueshmërisë. Mbështetja financiare për individë të akuzuar për krime lufte nuk është vetëm një akt mosbashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare, por përbën një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj parimeve themelore të rendit ndërkombëtar juridik.

Në mënyrë konkrete, Serbia po shkel:
• Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit (1948), e cila imponon detyrimin për të parandaluar dhe ndëshkuar autorët e krimeve më të rënda kundër njerëzimit;
• Statutin e Romës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (1998), që synon eliminimin e pandëshkueshmërisë për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit;
• Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), e cila kërkon ndihmë aktive për ndërtimin dhe respektimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Për më tepër, duke pretenduar se mbështet të drejtën ndërkombëtare në retorikën diplomatike, ndërkohë që në praktikë saboton proceset e drejtësisë dhe mbron individët e dyshuar për krime të rënda, Serbia dëshmon për një vazhdimësi ideologjike dhe politike me trashëgiminë e regjimit të Slobodan Millosheviqit.
Ky model i sjelljes paraqet një rrezik serioz për paqen, sigurinë dhe drejtësinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nxitur tensione të reja ndëretnike dhe duke minuar përpjekjet ndërkombëtare për pajtim dhe ndërtim të shtetit të së drejtës në Kosovë.

Në këtë mënyrë, Serbia pozicionon veten si një faktor destabilizues dhe jo si një kontribuues ndaj paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, duke bërë të qartë mospërputhjen midis diskursit të saj diplomatik dhe praktikave konkrete në terren.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

TAGGED: #Gurakuç Kuçi
Kosova Times April 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë qëndron pas nismës së paqes të Arabisë Saudite?

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Çfarë duhet të dini për tërmetin që goditi Turqinë dhe Sirinë?
Horoskopi ditor për 12 gusht
Hapet Panairi i Librit `Prizreni 2024`
Neymar la sauditët, në këmbim i dhanë momentin më të sikletshëm të karrierës së tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?