Rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve të trafikut rrugor si dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar.